Promotion “Coca-Cola Christmas 2012″

Rregullore e “Promocionit të Fundvitit Coca-Cola 2012”

organizuar nga “Coca-Cola Bottling Shqipëria” (CCBS)

  1. Subjekti organizues i Promocionit të Fundvitit Coca-Cola 2012 është shoqëria Coca-Cola Bottling Shqipëria Shpk. (CCBS), me seli në adresën: Rr. Kombëtare Tiranë-Durrës, Km 5, Kashar, Tiranë.
  2. Promocioni i Fundvitit Coca-Cola 2012 do të zhvillohet në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.
  3. Promocioni i Fundvitit Coca-Cola 2012 do të zhvillohet gjatë periudhës së fundvitit duke filluar nga data 6 Nëntor 2012 deri në 7 Janar 2013 ose deri në përfundim të produktit promocional të hedhur në treg, por jo më vonë se data e përcaktuar në pikën 11.
  4. Mund të marrin pjesë në Promocionin e Fundvitit Coca-Cola 2012 të gjithë personat fizikë me rezidencë të përhershme në Republikën e Shqipërisë, të cilët, që prej 6 Nëntor 2012 deri në datën 7 Janar 2013, blejnë formatin e shishes plastike 1.5 Litër të produkteve Coca-Cola, Coca-Cola Zero, Fanta Orange, Fanta Exotic, Fanta Shokata, dhe Sprite të tregtuar nga CCBS.
  5. Nuk mund të marrin pjesë në Promocionin e Fundvitit Coca-Cola 2012 punëmarrësit e subjektit organizues, të agjensive publicitare të kontraktuara nga CCBS për të promovuar Promocionin e Fundvitit Coca-Cola 2012, titullarët apo punëmarrësit e pikave të shitjes ku tregtohen produktet e CCBS, si edhe familjarët e personave të mësipërm (bashkëshort, bashkëjetues, prindër, fëmijë, vëllezër dhe motra).
  6. Produktet e CCBS të përfshira në këtë promocion do të shiten me çmimin normal të tregut. Për të marrë pjesë në promocion konsumatorët nuk do të kenë në ngarkim asnjë kosto shtesë. Dhuratat nuk janë të konvertueshme në para.
  7. Promocioni i Fundvitit Coca-Cola 2012 organizohet sipas mekanikës “Gjej kodin nën tapë dhe zbulo nëse ke fituar”.
  8. Për të marrë pjesë në Promocionin e Fundvitit Coca-Cola 2012 dhe për të fituar çmimet e vëna në dispozicion nga CCBS, pjesëmarrësit duhet të zbulojnë kodet vijuese në produktet e përcaktuara në këtë rregullore: Kodi LT – që gjendet nën tapat e formateve 1.5 L të Coca-Cola, Coca-Cola Zero, Fanta Orange, Fanta Exotic, Fanta Shokata dhe Sprite, ju jep të drejtën të jeni fitues i një kanaceje 330 ml, sipas zgjedhjes dhe dëshirës së konsumatorit.  Kodi GL – që gjendet nën tapat e formateve 1.5 L të Coca-Cola, Coca-Cola Zero, Fanta Orange, Fanta Exotic, Fanta Shokata dhe Sprite ju jep të drejtën të jeni fitues i një gote me logon e markës Coca-Cola.
  9. Gjatë kohëzgjatjes së ketij promocioni, CCBS do të hedhë në treg një numër 1.673.671 (Një milion e gjashtëqind e shtatëdhjetë e tre mijë e gjashtëqind e shtatëdhjetë e një) produktesh promocionale të cilat përmbajnë kodet si më poshtë: 223.156 produkte përmbajnë kodin LT për të fituar një kanace 330 ml, e cila zgjidhet sipas dëshirës së konsumatorit. 92.000 produkte përmbajnë kodin GL që përfaqëson kodin i cili të jep mundësinë për të fituar një gotë me logon e markës Coca-Cola. 1.023.780 produkte të cilat nuk janë fituese dhe nuk kanë asnjë kod poshtë tapës.
  10. Vlera monetare e dhuratave të vëna në dispozicion nga CCBS në Promocionin e Fundvitit Coca-Cola 2012 është 16.507.512 lek
  11. 1 në 3 produkte të promocionit është fituese.
  12. Personat që kanë zbuluar nën tapë kodin “LT” dhe “GL” kanë të drejtë të tërheqin dhuratën (kanacen 330 ml ose gotën) në pikën e blerjes gjatë gjithë periudhës që produktet promocionale do të jenë në treg, por jo më vonë se data 7 janar 2013.
  13. CCBS nuk do të jetë përgjegjëse për asnjë dëm financiar apo jofinanciar (përfshirë dëmin apo fitimin e munguar) që mund të rezultojë si pasojë e pjesëmarrjes  Promocionin e Fundvitit  Coca-Cola 2012, përjashtuar përgjegjësinë ligjore të CCBS.
  14. Këto rregulla do të botohen pjesërisht ose të plota në etiketat e shisheve pjesëmarrëse në promocion, materialet promocionale, website (www.ccbs.al) si dhe media.
  15. Në rast gabimesh në stampim apo të çdo parregullsie tjetër të tapës, përfshi këtu fshirjen e pjesshme apo manipulimin e kodeve sipas vlerësimit të vetëm të subjektit organizues, subjekti organizues CCBS apo çdo dyqan në të cilin tërhiqet dhurata, nuk do të jetë përgjegjës apo i detyruar për dhënien e dhuratës. Pjesëmarrësit në këtë promocion nuk kanë të drejtë të kërkojnë dhuratë në sasi më të madhe, apo dhuratë të ndryshme nga ajo e përcaktuar nga subjekti organizues i fushatës sipas kësaj rregulloreje. Dhuratat e mësipërme nuk janë të konvertueshme në para. Duke marrë pjesë në këtë promocion, pjesëmarrësit detyrohen të respektojnë këtë rregullore.
  16. Promocioni Coca-Cola i Fundvitit 2012 mund të ndërpritet në rast force madhore (rrethana të cilat Shoqëria nuk mund t’i kishte parashikuar apo influencuar), përfshirë pamundësinë e CCBS për të vazhduar Promocionin për arsye që nuk varen nga vullneti i saj. CCBS do të informojë konsumatorët me mjetet e duhura në rast ndërprerjeje të Promocionin i Fundvitit Coca-Cola 2012 duke dhënë edhe arsyet e kësaj ndërprerjeje. Në raste të tilla, CCBS nuk do të ketë detyrimin për të dëmshpërblyer pjesëmarrësit për çdo shpenzim lidhur me pjesëmarrjen e tyre në promocion.
  17. Promocioni i Fundvitit Coca-Cola 2012 është një ofertë që i drejtohet publikut dhe bazohet në nenet 661, 665, 667 paragrafi i parë dhe i tretë, 670 e 671 të Kodit Civil të Republikës së Shqipërisë. Organizimi i Promocionit i Fundvitit Coca-Cola 2012  bëhet në përputhje me Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 770 datë 15.07.2009 “Për përcaktimin e mënyrave, të formave, kritereve dhe të rregullave shtesë për organizimin e lojërave të fatit promocionale”. Personat që sipas parashikimeve të kësaj rregulloreje kanë të drejtë të tërheqin çmimet e vëna në lojë, nëse hasin pengesë në tërheqjen e tyre mund të paraqesin çdo ankesë apo informacion në numrin e tel: +355 42 407 444.
  18. Coca-Cola, Coca-Cola Zero, Fanta Orange, Fanta Exotic, Fanta Shokata dhe Sprite janë marka të regjistruara të The Coca-Cola Company.





Reklama televizive